Një dy-vjeçari me sëmundje të rrallë imuniteti i kishin dhënë vetëm pak javë jetë në Londër, ndaj prindërit e dërguan në Romë, Itali, për të tentuar një kurë të re si shpresë të fundit.

Dy-vjeçari lindi me Hemofagocitik Limfohistiocitsis (HLH), që e bën trupin të mos reagojë dot ndaj infeksioneve. Mjekët e spitalit “Fëmija Jezus”, i financuar nga Vatikani, provuan një teknikë të re. Ata morën qeliza staminale nga gjaku i babait të Paolos dhe zëvendësuan qelizat e bardha të gjakut.

Mjeku Franko Lokateli tha për “The Times” se 2-vjeçari Aleks Montresor mund të konsiderohet i shëruar plotësisht dhe mund të kthehet në shtëpinë e tij, në Londër, pasi sistemin imunitar e ka tashmë të shëndetshëm.

FOTO GALERI
2/3
Një dy-vjeçari me një sëmundje të rrallë imuniteti i kishin dhënë vetëm pak javë jetë në Londër, kur prindërit e dërguan në Romë, Itali, për të tentuar një kurë të re eksperimentale si shpresë të fundit.

Top Channel