Një festë e zjarrtë shpërtheu në Selanik mbrëmjen e së dielës, pasi PAOK-u u shpall kampion i Greqisë në futboll, një titull që erdhi pas 34 vitesh mungesë.

Fitorja 5-0 ndaj Levadiakosit i dha mundësinë kësaj skuadre që të sigurojë matematikisht titullin, kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit.

Entuziazmi i tifozëve ishte jashtëzakonisht i madh, teksa e “ndezën” stadiumin me anë të flakadanëve, e duke iu bashkuar më pas spektaklit në rrugët e Selanikut, që u ndriçuan me pishtarë flakësh për 93-vjetorin e themelimit të klubit, duke e bërë këtë festë dy herë më të zjarrtë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel