Dy gorrilla janë fotografuar teksa pozojnë për një “selfie” me rojet, që i kanë shpëtuar ato që kur ishin bebe.

Imazhi është marrë në jetimoren e gorillave, në Parkun Kombëtar “Virunga” në Kongo, ku kafshët janë rritur pasi trafikantët kishin vrarë prindërit e tyre.

Zëvendësdrejtori i parkut tha për BBC-në se, ato kishin mësuar të imitonin kujdestarët, që janë kujdesur për to që kur i gjetën. Gorillat – shton ai, – i mendojnë rojtarët si prindërit e tyre.

Gorillat kanë qenë dy dhe 4 muajshe kur mbetën pa prindër. Menjëherë më pas ato u dërguan në park, ku edhe kanë jetuar që prej asaj kohe. Për shkakun se janë rritur me rojtarët, ato edhe mundohen të imitojnë njerëzit, qëndrojnë në dy këmbë – siç bëjnë ata, – e marrin madje edhe poza.

Top Channel