Toka është i vetmi planet ku ka jetë dhe, për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth rëndësisë së saj, 22 prilli është caktuar si Dita Botërore e Tokës.

Edhe Shqipëria iu është bashkuar shteteve të tjera me aktivitete për mjedisin, duke pasur parasysh këtu masakrimin që i është bërë tokës në dekadat e fundit. Kujtojmë këtu që nga gërryerja pa kriter e lumenjve, e deri te ndotja me plastikë dhe shpyllëzimet masive.

Nënë Tereza ka thënë se, ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe. Në Ditën Botërore të Tokës, Departamenti i Lajmeve të Top Channel mbolli një frashër të bardhë, që babai i mjekësisë Hipokrati e ka quajtur një pemë të shenjtë.

Top Channel