Ndërsa shumë qytetarë në mbarë Evropën, vazhdojnë të festojnë Pashkën, të hënën, 22 prilli shënon po ashtu edhe ditën e tokës.

E festuar çdo vit, në të njëjtën datë, evente të shumta mbahen në të gjithë globin në ditën e tokës për të shpalosur mbështetjen për mbrojtjen e ambientit.

Edhe Top Channel vendosi që t’i bashkohet nismës për mbrojtjen e mjedisit, duke mbjellë simbolikisht një pemë në Parkun e Liqenit.

Gazetarja Juli Ristani, e asistuar nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, mbolli pemën në emër të stafit të Top Channel.

Top Channel