Ndërsa shumë qytetarë në mbarë Evropën, vazhdojnë të festojnë Pashkën, të hënën, 22 prilli shënon po ashtu edhe ditën e tokës.

E festuar çdo vit, në të njëjtën datë, evente të shumta mbahen në të gjithë globin në ditën e tokës për të shpalosur mbështetjen për mbrojtjen e ambientit.

Rrjeti i ditës së tokës, tani koordinon përpjekjet, duke punuar për gjatë gjithë vitit për ndërgjegjësimin mbi ndryshimet e klimës, dhënien fund të ndotjes plastike, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe duke inkurajuar lëvizjen ambientaliste.

Ideja e ditës së tokës është hedhur në 1969 nga aktivisti i paqes Xhon MekKonwll, në një konferencë të UNESCO në San Francisko. Qëllimi i tij ishte të nderonte tokën dhe konceptin e paqes, në një ditë, në SHBA, që fillimisht u shënua më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore.

Por, senatori amerikan, Gejlord Nelson, themeloi ditën e tokës një muaj më vonë, më 22 prill 1970, pas një katastrofe të madhe ambientaliste në Santa Barbara të Kalifornisë, ku pati një rrjedhje masive nafte në det.

Ndërsa ishte fillimisht një nismë amerikane, koncepti u bë ndërkombëtar në 1990, me evente që organizohen në 141 shtete. Sot, në ditën e tokës, mbahen evente në të gjithë Evropën.

Top Channel