Tenis/ Fognini “mbret” i Montecarlos, bëhet italiani i parë që fiton një “Masters 1000”

21/04/2019 17:37

Fabio Fognini hyn në histori pasi bëhet i pari tenit italian që triumfon në një turne Masters 1000 dhe e bëri këtë në ATP-në e Montecarlos, ku është stërvitur në vijimësi.

Italiani mposhti në finale tenistin serb Dusan Lajoviç, në një sfidë që zgjati një orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 2-0 (6-3 dhe 6-4).

Fognini befasoi dje në gjysmëfinale, ku eliminoi mbretin e fushave me dhe, spanjollin Rafael Nadal, të cilin gjithashtu e mposhti 2-0.

Pasi këtij triumfi, tenisti italian ngjitet shumë në renditjen botërore, duke shkuar vetëm 250 pikë larg 10-shes kryesuese.

Top Channel