Paris Saint Germain është shpallur kampion i Francës, pa zbritur ende në fushë, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit.

Kjo pasi kryeqytetasit kanë qenë vetëm një pikë larg të siguruarit matematikisht të titullit, por në dy javët paraardhëse, humbën, duke mos ia dalë të triumfojnë zyrtarisht.

Megjithatë titullin sot ua dha vetë skuadra e vendit të dytë, Lille, që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Touluse.

Aktualisht PSG ka 81 pikë, 16 më tepër se Lille e vendit të dytë, që edhe nëse i fiton të 5 ndeshjet e mbetura, nuk i kap dot kryeqytetasit.

Kështu pas kampionatit italian, që shpalli dje matematikisht Juventusin si kampione zyrtare, merr fund beteja për titull edhe në Francë, me PSG-në që e merr titullin për të dytën herë radhazi.

Nga 5 kampionatet më të fuqishme europiane, vetëm në Gjermani dhe Angli ka luftë të hapur për titullin, pasi edhe në Spanjë, Barcelona është vetëm një hap triumfit edhe matematikisht.

Top Channel