Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mëzezit.

Policia bën me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel