Plot 4 vite më parë, u nda nga jeta një ndër emrat më të njohur të humorit shqiptar, aktori Met Bega.

Sëmundja e Parkinsonit, që shoqëronte aktorin prej vitesh, i mori jetën në moshën 69-vjeçare, pasi vite më parë e kishte shkëputur edhe nga skena.

Në karrierën e tij të gjatë 40-vjeçare, Met Bega ka luajtur një sërë rolesh në Estradën e Tiranës, por edhe në filma artistikë me personazhe që kanë mbetur në kujtesën kolektive si “Dy herë mat“, “Tela për violinë“, “Stolat në park“ apo “Edhe ashtu, edhe kështu“.

Met Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhërin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010, ndërsa daljen e fundit në skenë e pati me spektaklin “Met Bega Show”.

Top Channel