Sëmundja e vjetër e politikës – “Gjurmë shqiptare” tregon manipulimin e zgjedhjeve 1 shekull më parë

20/04/2019 16:06

Grupimet e para politike në Shqipëri nisën të shfaqen në muajt tetor dhe nëntor të vitit 1920. Brenda hapësirës së pak javëve forcat e reja u vendosen në kampe kundërshtare duke i dhënë udhë përplasjeve të ashpra.

Zgjedhjet, përplasjet, akuzat për manipulime, duket si një histori që lidhet me periudhën e fundit dhe gjithmonë kaq aktuale. Në fakt nuk është kështu.

Shqipëria e ka këtë çështje një sëmundje të vjetër që e shoqëron që nga proceset e para zgjedhore. E për ta kuptuar këtë mjafton të kthehesh pas e të kalosh etapat nga Kongresi i Lushnjës e më tej.

Si kanë qenë zgjedhjet në hapësirën kohore 1921 – 1939? Si manipuloheshin proceset? Listat, korruptimi i komisionerëve dhe votuesve, përdorimi i armëve

… Të fshehtat dhe të pathënat…. Sot në mbrëmje në ciklin Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema do të zbulohen të vërtetat e sëmundjes se vjetër të politikës shqiptare.

Top Channel