Wake Up/ Aktorja Eni Jani flet për eksperiencën e saj të parë me instagramin

19/04/2019 12:53

E ftuar në ” Wake Up” për shfaqjen më të fundit ““Historia e kopshtit zoologjik”, aktorja Eni Jani rrëfeu se në rrjetet sociale ajo merr më shumë pëlqime për fotot personale sesa kur publikon një trailer apo poster të një vepre që do të ngjitet në skenë.

Ajo tha se në ditët e sotme , njerëzit vlerësojnë më shumë pamjen, ndërkohë që nuk i kushtojnë rëndësi përmbajtjes. Për këtë u shpreh ajo, faji është i gjithë shoqërisë.

Top Channel