“Cypress Hill”, grupi i parë latinoamerikan i Hip-Hopit me një album muzikor të certifikuar si “Platin”, ka hyrë në histori pas nderimit me një yll në shëtitoren e famës. Të lindur në Kaliforni, pjesëtarët e grupit të nominuar për çmimet “Grammy” kanë kremtuar këtë vit 30-vjetorin e tyre në biznesin e muzikës.

Në ceremoninë e zhvilluar në “Hollywood”, ata falënderuan fansat dhe të afërmit për mbështetjen e dhënë, e cila i ka ndihmuar shumë – siç thanë, – në arritjen e këtij suksesi, pas vitesh të tëra pune e përpjekjesh.

“Është gati e pabesueshme. Kur ishim fëmijë vinim këtu e i shikonim këta yje me admirim të madh, pa e menduar kurrë se një ditë, me njërin prej tyre do të arrinim të përfaqësonim ne vet Hip Hopin, për të gjithë latinët, për muzikën, për ëndrrat. Është kaq bukur ta festosh një ditë të tillë me familjen tënde të madhe”, tha Lawrence Muggerud, anëtar i “Cypress Hill”.

“Të mendosh që në fillim na thonin se nuk do të arrinim dot kurrë as të vulosnim ndonjë marrëveshje në këtë biznes”, thotë DJ Muggs. ““S’keni për të zgjatur shumë djema”, kjo ishte shprehja që na shoqëronte kudo. Epo, na shikoni tani se ku jemi”, ka shtuar ai.

Legjendat e Hip Hopit kanë ndërmend që së shpejti t’i shkundin gjërat në Vankuver të Kanadasë, me një koncert madhështor atje.

Top Channel