Veton Surroi u shpreh në Top Talk se pavarësisht marrëdhënies së kundërt mes Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Kosova nuk do të ketë dy qëndrime në Samitin e Berlinit, në kuadër të raporteve me Serbinë.

“Nuk besoj se do të ketë dy qëndrime. Kosova ka rrezik që të mos ketë qëndrim kreativ sepse gjithmonë është në mbrojtje, duhet të thotë që jemi kundër ndarjes, kundër kësaj, kundër asaj. Dhe forca negociatore e Kosovës për fat të keq është zhvlerësuar në masë të madhe nga zoti Thaçi, për akuzat ndaj tij”, deklaroi Surroi.

Top Channel