Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Podgorie. Policia njofton se një shtetas duke drejtuar një mjet tip motor (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Gezim Koro nga Sheqerasi.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel