Edin Dzeko ka vendosur të refuzojë ofertën e West Hamit në kampionatin anglez, pasi shpreson që t’i bashkohet Interit në merkaton e verës.

Mediat italiane raportuan sot se sulmuesi boshnjak u ka kërkuar menaxherëve të tij, që të mos negociojnë me West Hamin, pasi ka të tjera synime,.

Në Itali emri i Dzekos lakohet si njeriu që do të zëvendësojë Mauro Icardin në sulmin e Interit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Top Channel