Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Saukut në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, e sipas komunikatës së policisë, 60-vjeçari F.Z. ka rënë nga lartësia në një objekt në rikostruksion, i cili ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse viktima ka qenë punonjës, i cili mund të ketë humbur jetën si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë në ambientin e punës, apo jo.

Top Channel