Mediat spanjolle kanë raportuar sot se drejtuesit e Manchester Unitedit dhe ata të Barcelonës kanë diskutuar për një shkëmbim mes Marcus Rashford dhe Philippe Coutinho.

Gjithçka mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e të martës, kur të dy klubet u përballën në “Camp Nou” në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona nuk e ka fshehur interesin për Rashford, që ka shpërthyer me gola në këtë pjesë të dytë të sezonit, ndërsa United do të ishte i lumtur të merrte Coutinhon në Premier League, aty ku braziliani ka shkëlqyer me Liverpoolin më herët.

Top Channel