Altea është fituese e edicionit të tretë të “The Voice Kids Albania”, në ekranin e Top Channel.

Rrugëtimi i saj nisi në momentin që në ‘Audicionet e Fshehura’ iu kthyen trajnerët dhe zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së trajnerëve Aleksandër dhe Renis Gjoka.

Artistja e vogël kapërceu javë pas jave vështirësitë e garës, duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si “Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë”.

Anisa SH, Erza dhe Altea ishin tre konkurrentet që ia dolën të mbërrijnë deri në finalen e madhe të “The Voice Kids 3”.

Fillimisht në skenë u ngjit Anisa Sh nga skuadra e Arilenës me këngën “I Put a Spell On You”. Me anë të këtij projekti muzikor, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj duke mahnitur të gjithë të pranishmit e duke bërë krenare trajneren e saj.

Erza ishte artistja e radhës e cila u paraqit në finale me baladën “The Power of Love”. Finalistja si gjithmonë befasoi jo vetëm me vokalin e saj por edhe mënyrën e interpretimit dhe lirshmërisë që ka në skenë, një detaj që gjithmonë vlerësohet nga trajnerët.

Menjëherë pas saj ishte radha e Alteas, konkurrentes së skuadrës Gjoka. Ajo erdhi shumë stil me këngën “I Don’t ëant To Miss a Thing” dhe shpalosi edhe një herë vokalin e saj potent, duke u komentuar pa fund nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale.

Top Channel