Roma duket e dashuruar me portierët polakë, sepse pas Szczesnyt dhe Skorupskit, tani është gati të sjellë në kryeqytet Dragowskin.

Ky i fundit po bën një sezon tejet pozitiv te Empoli, ku është i huazuar nga Fiorentina dhe verdhekuqtë kanë hyrë në bisedime me klubin nga Firenze.

Roma po kërkon një “gardian” që të ofrojë siguri në katërkëndësh, pasi suedezi Olsen nuk ka bindur në sezonin e parë me verdhekuqtë.

Top Channel