Forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë: “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.

Kundërshtari politik ripërsëriti në parlament ftesën për dialog, por edhe pse po ecën në të njëjtën rrugë si në 2017 lulzim basha e bëri të qartë se nuk do ulet me edi ramën: “Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë është largimi i Edi Ramës. Pa largimin e tij nuk ka dialog”.

Forumet më të larta të partisë mandatuan kryetarin Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Bardhi për të negociuar marrëveshjen me aleatët opozitarë për zgjedhje të lira si dhe detyrat dhe mandatin e qeverisë tranzitore.

Top Channel