Vendimi i Parlamentit të Holandës për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it ka ngjallur debate të ashpra në “Open”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi qeverinë si shkaktare të këtij vendimi drastik të marrë nga Holanda.

Sipas Salianjit, kryeministri Edi Rama është fajtori kryesor që shqiptarët etiketohen si “delja e zezë” e Europës.

“Për fat të keq shqiptarët etiketohen si delja e zezë e Europës. Kryeministri flet broçkulla në Parlament”, deklaroi Salianji.

Top Channel