Shumë pika skrapi gëlojnë veçanërisht në kryeqytet. Një pjesë e këtyre landfilleve të mbetjeve urbane çuditërisht janë të licensuara dhe ushtrojnë aktivitet brenda rregullave të Ministrisë së Mjedisit.

Por Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, kërkon lejet mjedisore për aktivitetet e vogla në qytet të jepen prej saj, me synimin për t’i detyruar të gjitha aktivitetet që shkaktojnë ndotje, të zhvendosë në zonat e pabanuara.

Pavarësisht se bëhet fjalë për riciklim, grumbullimi i mbetjeve në zonat mes pallateve është shqetësues për ndotjen. Në bashkinë e Tiranës mbërrijnë ankesa qytetaresh për këto vend-depozitime mbetjesh të riciklueshme, që kanë vite që lulëzojnë ngjitur me pallatet, shtëpitë e oborret.

“Nuk merret njeri me to. Kemi probleme me frymëmarrjen, sepse pak me tutje djegin telat të nxjerrin bakrin dhe ta shesin këto tek pika. Skorjet janë të rrezikshme. Jam ankuar në Bashki dhe i thashë administratores se do shkoj edhe në ministri të mjedisit”, shprehen qytetarët.

Ministria e mjedisit kishte dhënë leje mjedisore për 16 pika të tilla në Tiranë, 8 prej tyre janë mbyllur me ngulmimin e bashkisë ndërsa për dy po shikohet licensa e dhënë për shkak të shkeljeve.

Top Channel