Drejtori Sportiv i Sevillas, Monchi ka takuar Eusebio Di Francescon, me të cilin kanë punuar bashkë te Roma dhe duket se dëshiron ta marrë tashmë te Sevilla.

Ish trajneri i verdhekuqve ishte në Spanjë për të parë nga afër derbin andaluzian mes Sevillas dhe Betisit dhe ka përfituar nga rasti për të takuar Monchin.

Kaq ka mjaftuar që mediat të aludojnë se udhëtimi i Di Francescos në Spanjë, lidhet me një ftesë për të diskutuar mbi mundësinë e drejtimit të Sevillas sezonin e ardhshëm.

Top Channel