Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet. Bashkia e Tiranë prezantoi dje nismën “Friendly Wi-Fi”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij projekti qytetarët, por sidomos fëmijët, mund të lundrojnë të sigurt në internet, duke qenë pranë natyrës.

“Lajmi i mirë është se kushdo që ka një celular, në vend që të qëndrojë në shtëpi, i zhytur në kolltuk apo në divan, mund të vijë dhe të lundrojë falas në internet tek liqeni, tha ai.

Top Channel