Interi po bën një tjetër tentativë për të transferuar në Milano, mesfushorin turko-gjerman të Manchester Cityt, Yilkay Gundogan.

Drejtuesit e klubit zikaltër pritet të udhëtojnë këtë javë në Manchester, për të folur sërish me mesfushorin dhe për ta bindur të vishet zikaltër.

Gundogan ka prishur marrëdhëniet me Guardiolën dhe do të largohet në verë, por problem për Interin mbetet paga e tij e lartë, prej 9 milionë Eurosh në sezon.

Top Channel