Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që dëshirojnë të udhëtojnë rreth Shteteve të Bashkuara këtë verë.

Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare ambasada e SHBA bën me dije se kjo është e mundur duke aplikuar për një program shkëmbimi kulturor.

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara. A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel