Zv/rektori akuzohet për plagjiaturë, Shahini në “Top Talk”: Jam në dijeni, por nuk mund të verifikojmë akuzat

17/04/2019 16:39

Besa Shahini, ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit deklaroi në Top Talk se është në dijeni që ndaj zv/rektorit të komanduar Bernard Dosti ka akuza për plagjiaturë, por theksoi se nuk i ka verifikuar këto akuza pasi, sipas saj, “nuk ka ndonjë mjet për të verifikuar”.

Ministrja shtoi se “rektori ka patur mundësi që ta shkarkojë zv/rektorin Dosti nëse ka vërtetuar se ka kryer plagjiaturë me dokumentin me të cilin ka marrë titullin akademik”, por “nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

Top Channel