Reali i Madridit është vënë në ndjekje të mesfushorit të talentuar anglez, Declan Rice, i cili është pjesë e londinezëve të West Hamit.

Madrilenët janë gati të paguajnë 35 milionë euro për të transferuar Rice në “Santiago Bernabeu”, ku do të luajë një rol të rëndësishëm në mesfushën e Zidane.

Klubi i Realit të Madridit pritet t’i nënshtrohet një shndërrimi të thellë në verë, pasi skuadra do të futet fuqishëm në merkato, për të rinovuar organikën.

Top Channel