Ashtu si pjesa më e madhe e komentatorëve dhe analistëve, edhe Massimiliano Allegri komplimentoi Ajaxin për futbollin që tregoi mbrëmjen e djeshme, duke e cilësuar të merituar kualifikimin e holandezëve.

“Ajaxi ka merituar kalimin e turnit, pasi bëri një futboll të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Ne luajtëm mirë 45 minutat e para, por pësuam një gol mjaftueshëm rastësor dhe më pas në pjesën e dytë na mungoi kurajoja për të synuar përmbysjen”, tha Allegri.

Më pas tekniku foli edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se ajo do të jetë bardhezi dhe se vendimin e tij ia kishte bërë të ditur edhe presidentit Agnelli.

“Ditën e diel i kisha thënë presidentin vendimin tim për të vijuar eksperiencën me Juventusin, pavarësisht rezultati të sotëm. Këto ditë do të ulemi për të diskutuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm”, tha Allegri.

Top Channel