Mesfushori francez Steven Nzonzi mund t’i japë lamtumirën Romës pas vetëm një sezoni, për t’u transferuar te Arsenali.

Drejtuesit londinezë dëshirojnë të bashkojnë 30-vjeçarin me trajnerin Unay Emery, ashtu si në kohët kur të dy ishin pjesë e klubit të Sevillas.

Megjithatë për të bindur verdhekuqtë të heqin dorë nga kartoni i Nzonzi, Arsenali duhet të paguajë rreth 25-30 milionë Euro.

Top Channel