Mbrëmjen e sotme po luhen dy ndeshjet e tjera të kthimit, të vlefshme për fazën çerekfinale në Champions League.

Të gjithë sytë nga qyteti i Mançesterit, ku Siti i Guardiolës, pret Totenhemin, pas humbjes minimale 1-0, në ndeshjen e parë.

Tekniku spanjoll është i bindur tek kthesa e ekipit të tij, ndërsa nga ana tjetër Poçetino ka deklaruar se do shkojë edhe në këtë takim për të sulmuar.

Mançester Siti kryeson 3-2 ndaj Totenhem (golat: Sterling 4′ , Silva 11’/ Son 7′, 10′).

Top Channel