Champions/ Dy gola të shpejtë në Porto-Liverpool. Ja si ndryshon rezultati

17/04/2019 22:32

Mohamed Salah dhe Militao kanë shënuar dy gola brenda 4 minutave në ndeshjen Porto-Liverpool.

Sulmuesi egjiptian dyfishoi avantazhin e anglezëve ndaj Portos (65′), përpara se braziliani të shënonte golin e parë për portugezët (69′).

Në shifrat 1-2, Liverpool e ka pothuajse të sigurtë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, duke qenë se edhe ndeshjen e parë e ka fituar 2-0.

Top Channel