Açugia është produkti kryesor i eksporteve shqiptare të peshkut.

Ka nisur mbarë sezoni i gjuetisë së Açuges në Shqipëri. Peshkatarët janë optimistë pasi janë kryer investime të konsiderueshme. Rritja e prodhimit të Acugës ka bërë që e gjithë industria të përdorë prodhimin vendas, duke mbyllur kështu të gjithë ciklin e përpunimit qe nga kapja e peshkut deri në eksport.

Anija Rozafa, admiralja e flotës sonë të peshkimit kushton mbi 4,5 milionë euro. Ekuipazhi është i gjithi turk përveç një shqiptari dhe varion nga 30 deri në 36 vetë kur dilet për gjueti toni pranë brigjeve të Maltës.

I gjithë truri i mjetit lundrues është një sistem i sofistikuar sonarësh prodhim japonez qe kushton mbi 2 milion euro. Gjergj Luca, pronari i anijes thotë se sonarët mund të zbulojnë tufat e peshkut, deri në 10 milje, tregon gjithçka dhe asgjë nuk i lihet rastësisë për hedhjen rrjetave.

Pronarët madje kanë një precizon të jashtzakonshëm duke treguar llojin e peshkut dhe madhësinë e tij.

Investimet në anije të tilla kërkojnë njerëz specialistë dhe aktualisht në Shqipëri po përdoren marinarë të huaj nga Turqia, Egjipti, Italia dhe Maroku, pagat janë të mira.

Qemal Beu, kryetar i shoqatës se peshkimit shprehet se pas gati 25 vitesh me iniciativën e peshkatarëve në Durrës do të hapet shkolla e peshkimit për të nxjerrë specialiste.

Gjithë natën, kapiteni turk rri pa lëvizuar me sytë nga sonari. Në të gjithë gjirin e Durrësit po peshkohet. Anijet e tjera kanë hedhur rrjeta për karkalec merluc dhe barbun. Por anija jonë është në kërkim të acugeve dhe sardeleve.

Gati në të zbardhur të ditës jepet sinjali, dhe lëshohen rrjetat.

Puna ka një koordinim dhe precizon të jashtëzakonshëm. Peshqit ngarkohen nga deti për në anije përmes një sistemi pompimi.

Gjuetia ka nisur mbarë për këtë vit. I vetmi peshkatar shqiptar në anije është Eduart Toma, i cili po merr eksperiencë.

Kthehemi në Durrës të shoqëruar nga anija tjetër Rozafa 11, e cila koordinon veprimet anijen tone. Rrugës behet seleksionimi i peshkut. E gjithë acugia niset për në Fushë-Labinot të Elbasanit për t’u përpunuar në “Fish City”.

Çdo mëngjes këtu minimalisht mbërrijnë 1 mijë punëtore që shpërndahen në linjat e përpunimit.

Acugia që mbërrin nga Durrësi përpunohet direkt pa humbur kohë, stazhionohet me kripë ose marinohet.

Hapja e vendeve të punës tjetër efekt që ka dhënë zhvillimi i peshkimit.

I gjithë produkti shkon për eksport, Itali, Spanjë etj, duke mbyllur kështu të gjithë ciklin e prodhimit. E ndërkohë që në fabrikë puna vazhdon, në Durrës “Rozafa 15” po del përsëri në det për gjueti. Një natë tjetër në kërkim të tufave të peshkut…

Top Channel