Panairi i makinave në Kinë/ Modelet e reja ekspozohen në Shanghai

16/04/2019 10:34

Prodhuesit e automjeteve nga i gjithë globi u dyndën në panairin e makinave në Shangai këtë javë, në një kohë kur tregu më i madh i tyre në bote përballet me një rënie shqetësuese të shitjeve ndërsa Kina po ecën drejt një të ardhmeje ultra-konkurruese elektrike.

E nxitur nga rritja e te ardhurave dhe stimujve qeveritare, kina është konsideruar si “pata e artë“ mbi të cilën industria globale e automobilave kishte mbështetur të ardhmen e saj.

Por pas vitesh të tëra rritjeje të fortë ekonomike, shitjet e makinave ranë vitin e kaluar për herë të parë që prej viteve 1990, të goditura nga ngadalësimi i ekonomisë, tensioni tregtar me SHBA si dhe grushti qe i dhanë kinezët praktikave te kredive te dyshimta që i prekur fort kanalet e financimit te prodhimit të makinave. Shitjet ranë me 2.8 për qind në 2018 në 28.1 milion njësi sipas Shoqatës së Kinës të Prodhuesve të Automjeteve (CAAM), një ritëm që është përshpejtuar në muajt e fundit.

Kjo është hera e parë që prej daljes në pah të tregut kinez që ka pasur një rënie kaq të gjatë dhe të mprehtë të shitjeve”, tha Laurent Petizon, një analist i automobilëve në Alix Partners.

Megjithatë, prodhuesit kryesorë të makinave ende shohin potencial të fortë, sidomos tek pikat e forta si SUV dhe automjetet elektrike, të cilat shndrijnë në mesin e modeleve të reja të ekspozuara në Shangai.

Top Channel