Juventusi nuk ia doli të triumfojë në Europë as këtë sezon, pasi e eliminoi Ajaxi nag faza çerekfinale, duke e mposhtur 1-2 në “Allianz Stadium’, në Torino.

As blerja e Cristiano Ronaldos verën e kaluar, nuk u shërbeu bardhezinjve që të thyejnë “mallkimin” Europë, teksa sonte morën një leksion të ashpër futbolli, nga holandezët e vegjël të Ajaxit.

Dominimin e miqve duket se e kanë pranuar tashmë në shtëpinë e Juventusit, pasi menjëherë pas ndeshjes, bardhezinjtë pranuan verdiktin e 90-minutëshit dhe komplimentuan kundërshtarët për kalimin në gjysmëfinale.

Ky postim ka lënë të kuptohet se bardhezinjtë e kanë humbur sfidën në fushë dhe si rrallë herë, nuk ka pasur polemika për eliminimin.

Top Channel