Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjet për sa i përket fushës së shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në këtë qytet.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit ka rënë në pranga një 38 vjeçar, pasi gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor edhe i disa ngjarjeve  të tjera.

Njoftimi

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Zjarrvënësi”.

Policia e Elbasanit zbardh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Arrestohet në flagrancë 38 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirë-organizuar dhe intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Zjarrvënësi”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

• Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

• Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

• Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

• Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

• Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel