Në një sezon ku nuk ka më asnjë objektiv, Real Madrid nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 1-1 në transfertë ndaj Leganesit.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Silva, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë erdhi reagimi i madrilenëve me të zakonshmin Karim Benzema, ndoshta lojtari i vetëm që po jep maksimumin në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, që për Realin nuk kanë më asnjë kuptim pas eliminimit nga Champions, Kupa e Mbretit dhe pamundësia për të luftuar për titullin kampion.

Top Channel