Plagosi një shtetas dhe u fsheh, autori vetëdorëzohet pas dy ditësh

15/04/2019 10:11

Policia ka ndaluar pas dy ditësh autorin e një plagosjeje me armë zjarri në fshatin Gribë të Gramshit.

Ngjarja daton më 12 prill, teksa pas të shtënave ndaj shtetasit T.V., 25-vjeçari S.V. u largua për t’u fshehur në qytetin e Korçës.

  Sherr për motive banale, plagoset me armë zjarri 54-vjeçari

Forcat e policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Korçës kanë mundur të identifikojnë autorin pas hetimeve mbi rrethanat e ngjarjes, e me ndihmën e familjarëve negociues, bënë të mundur që autori të vetëdorëzohej në rajonin e qytetit juglindor.

Procedurat e mëtejshme hetimore ndaj tij do të ndiqen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Elbasanit, për veprat penale “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municionit”.

Top Channel