Çmimi i naftës prej vitesh ka qenë barra më e rëndë për peshkatarët, jo vetëm për buxhetin familjar të një peshkatari por dhe si një kosto që bie më pas mbi konsumatorin.

“Ne kemi patur përfitimet tona në këtë sektor, sepse naftën e merrnim në vende të huaja. Por na duheshin ditë të tëra të furnizonim anijet tona me karburant”, tha Mezan Mezani, kryetar i shoqatës së peshkatar;ve të Vlorës.

Sot kanë një problem më pak, por në Vlorë kërkojnë thellimin e kalatës dhe largimin e anijeve të mbytura.

Tashmë është tregu që pret të reflektojë këtë ulje të kostove.

Top Channel