Disa vjet më parë, romani i Emil Zolasë “Ora e lumtur e Zonjave” u adoptua për televizion për herë të parë.

RAI, televizioni publik italian sapo ka transmetuar një adaptim të ri të romanit të Zolas. Parajsa e Zonjave është më shumë e bazuar në versionin e “Ora e lumtur e Zonjave”.

Seriali që prej 15 prillit do të shoqërojë çdo ditë shikuesit nga e hëna në të premte në orën 16, në Top Channel.

Realizimi i tij ne italisht ve në vëmendje dhe ndjek Tereza Lorio, një vajzë e re e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes në zonat e largëta të Sicilisë për të shkuar në Milano. Tereza gjen punë dhe shumë më tepër, në një dyqan të sapohapur: Parajsa e Zonjave.

Kjo ishte Italia moderne në vitet ’50-të. Ishte dekada e mrekullive ekonomike. Kishte punë për të gjithë, kishte një kthim të besimit për të ardhmen, vendi po shkonte përpara i përfshirë në një valë shprese. Po si bëhet realitet një mrekulli? Nga përkushtimi, nga aftësia për të ëndërruar dhe për të marrë në sy rreziqet, për të bërë gjëra që nuk janë bërë më parë. Kjo rrit gëzimin e jetës. Rrëfenja zë vend në zemër të Milanos, në një dyqan të madh, i njohur nga te gjithë si Parajsa e Zonjave.

Me regji të Monica Vullo-s dhe nën interpretimin e Giuseppe Zeno, Giusy Buscemi, Alessandro Tersigni, Andrea Osvart etj kjo soap opera na çon në një gamë të gjerë karakteresh, histori interesante dhe personalitete unike.

 

Top Channel