Përplasjet mes Prokurorëve në Asamblenë e Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarit më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket se janë përcjellë edhe në KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 6 vota Pro ka refuzuar të lejojë në mbledhje prokurorin Vate Staka, i cili zëvendëson në këtë detyrë Antoneta Sevdarin, që u shkarkua nga vetting-u.

Argumenti për mos lejimin e prokurorit Vate Staka në mbledhje ishte se duhej pritur më parë nëse do të kishte ankimim për procesin e zgjedhjes së së tij, gjë që shkaktoi edhe debat në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas KLP, Vate Staka duhet të presë 5 ditë nga zgjedhje e tij në Asamble nëse do të ketë apo jo ankimim, para se të marrë detyrën e tij të re.

Top Channel