Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ku në gjyqin në themel ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”.

Por trupi gjykues nuk ka qenë në të njëjtin mendim me ish-deputetin, duke e lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

  Refuzohet kërkesa për lirimin nga arresti shtëpiak të Ndokës dhe Cukos

Megaoperacioni policor u shtri në disa qytete në tetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 34 persona, prej të cilëve 24 u lanë në burg.

  Prona me vlerë 40 milionë euro në Lezhë. Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në këtë gjykim është edhe ish-deputeti Arben Çuko, i akuzuar për “korrupsion”. Që të dy ata u lanë në “arrest shtëpie” në seancën paraprake.

Top Channel