Partia Demokratike është gjobitur për vandalizim të qytetit gjatë protestave të saj.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai i cili ka bërë publik edhe gjobën në vlerën 20 mijë lekë të vendosur nga Policia Bashkiake për PD, pasi protestuesit e saj kanë urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave.

“PD gjobitet për të pestën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

Top Channel