Finlanda mund të ketë kryeministrin e parë majtist të saj në dy dekada në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ndërsa zgjedhësit janë të shqetësuar për të ardhmen e sistemit të tyre social, në mesin e kostos në rritje për kujdesin e një popullate që po plaket shpejt.

Por, nëse sondazhet do të rezultojnë të sakta, aftësia e social-demokratëve të majtë për të qeverisur do të cenohet nga një rritje e mbështetjes për Partinë e Finlandezëve, një grup nacionalist që po udhëheq një fushatë antiemigrantë në vendet nordike.

Sondazhet tregojnë se social-demokratët mund të marrin 19% të votave, çka i jep liderit të tyre shansin e parë për të krijuar një qeveri. Partia e Finlandezëve renditet e dyta me 16.3%, pasi ka siguruar rritje të shpejtë që nga fillimi i vitit, kur një seri rastesh të abuzimeve seksuale të fëmijëve nga të huaj u zbuluan.

Me zgjedhjet parlamentare evropiane që po afrojnë, votimi në Finlandë po monitorohet nga afër nga Brukseli. Një rezultat i mirë për Partinë e Finlandezëve do të forconte bllokun nacionalist që kërcënon të bëjë ndryshime në politikat e BE-së. Partitë antiemigracion kanë njoftuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e BE-së më 26 maj, në një lëvizje që mund t’u japë atyre më shumë zë në menaxhimin e bllokut.

Top Channel