Sinjalet se nuk do të ishte një protestë e qetë, u dhanë që në fillim, pasi u hodhën fishekzjarre në drejtim të policisë, ende pa mbërritur liderët politikë para kryeministrisë.

Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

Fillimisht një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.

Vetëm pak minuta më parë, drejt qendrave spitalore u dërguan edhe 4 efektivë policie të tjerë, për t’u trajtuar nga plagët e ndryshme të marra në protestë.

Top Channel