Në historiografinë shqiptare ai është një figurë shumë pak e njohur… Emrin e kishte Krokodil, një arbëror, i lindur e rritur në Peloponez sot në Greqi.

Nuk kemi të bëjmë me një luftëtar të thjesht, por me një prijës që shfaqet dendur në dokumentet e shekullit të 15. Përmes tij zbulojmë jo thjesht një histori personale, por mbi të gjitha atë të Himarës, po kështu edhe më gjerë atë të Arvanitasve.

Cili ishte ky prijës me emër kaq të veçantë që tregonte me krenari identitetin Arbëror, e që zbarkoi dy herë nga Peloponezi në Himarë për ta çliruar nga osmanët ?

Si i priu arbërorëve te djeshëm apo e thënë më qartë paraardhësve të arvanitasve të sotëm ? Cilat janë betejat dhe përse figura e tij tjetërsohet pavarësisht se dokumentat për të janë të shumta ?

Bashkëpunimi me djalin e Skënderbeut dhe shumë të dhëna të tjera do të vijnë sot në mbrëmje në 20:10 në dokumentarin e ciklit “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

Top Channel