Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.  

Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës,  ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk  ndenjur duarkryq. Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro. Ja ku janë këto fshatra dhe se si ju mund të fitoni një godinë banimi, duke e paguar atë sa një kafe në qendër.

FOTO GALERI
2/12
Cantiano: Është komuna më jugore e provincës Marche dhe ka origjinë shumë të lashtë. Fshati mesjetar është shumë tërheqës dhe e bën Cantiano një destinacion turistik shumë të vlerësuar nga udhëtarët, por kjo nuk mjafton për të shmangur një shpopullim progresiv: sot banorët janë vetëm 2206. Këtu gjithashtu ka shtëpi për shitje në një euro.

Top Channel