Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.  

Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës,  ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk  ndenjur duarkryq. Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro. Ja ku janë këto fshatra dhe se si ju mund të fitoni një godinë banimi, duke e paguar atë sa një kafe në qendër.

FOTO GALERI
1/12
Nulvi: ndodhet në rajonin historik të Anglona-s, ka origjinë shumë të lashtë (territori ishte tashmë i banuar në Paleolitin e poshtëm), por sot ka pak më shumë se 2700 banorë. Shpopullimi masiv ka filluarnë vitet 1960 dhe sot ka shtëpi për shitje për një euro.

Top Channel