Jemma Warren është një femër seksi që ka zgjedhur si profesion që të jetë shofere kamioni.

33-vjeçarja rrëfen se i kanë pëlqyer që kur ishte fëmijë mjetet e mëdha, kur shikonte gjyshin e saj në kamion.

Ajo mori licencën për kamion, edhe ish i dashuri u mundua shumë ta bënte që të hiqte dorë nga fiksimi, pasi atij i vinte turp t’i thonte shokëve se e dashura e tij ishte shofere kamioni.

“U habita që më kërkonte të mos merrja licencën sepse unë nuk jam tipi që paragjykoj njerëzit nga puna që bëjnë. Pak pasi e mora licencën, lidhja jonë përfundoi”, tha Warren.

33-vjeçarja shtoi se problem ishte edhe gjetja e punës: “Askush nuk donte një bjonde trupvogël si shofere kamioni. Nuk donin sepse thonin që është punë e rrezikshme. Madje, njëri prej intervistuesve më kërkoi që të dilnim bashkë. Më në fund gjeta punë dhe kam 10 vite në këtë profesion”.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel